Vajza e Michael Jackson përfundon sërish në spital…

Showbiz

paris jackson
Paris Jackson i është drejtuar spitalit pas problemeve serioze të raportuara nga fqinjët e saj. Disa prej tyre e kanë gjetur të shtrirë në shtëpi dhe kanë lajmëruar policinë. 20-vjeçarja ka tentuar të lëndojë veten me mjete prerëse. Ajo ka dëmtuar krahët, por tani është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Screenshot 1 24 600x337

Burime pranë saj kanë thënë për ‘Us Weekly’ se Paris është shumë e fortë, por ky episod erdhi pas problemeve që ka pasur së fundmi. “Ajo është shumë e fortë, por nga gjithë problemet që ka pasur ky ishte shpërthimi i saj”,-u shprehën burimet.Kujtojmë se një nga problemet që ka rënduar më shumë mbi aktoren e njohur është dokumentari dedikuar babait të saj të ndjerë që u publikua së fundmi.