Vajza e Michael Jackson më në fund thyen heshtjen dhe flet rreth dokumentarit tronditës!

Showbiz

paris jackson
Dokumentari “Leaving Neverland”, që zbulonte përmes rrëfimeve të disa djemve abuzimet seksuale të Michael Jackson, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale. Një pjesë e madhe kanë filluar ta kthejnë gjithë dashurinë për këngëtarin në urrejtje, ndërsa fansat e tij mendojnë se është i pafajshëm. Ndërkohë vajza e tij, 20-vjeçarja Paris Jackson, më në fund ka thyer heshtjen.

tweets 1

Në një artikull të shpërndarë në ‘Twitter’ thuhej se Paris beson se babai i saj nuk ka faj, por vetë ajo i ka hedhur poshtë këto pretendime.“Unë në fakt nuk kam dhënë ende asnjë deklaratë, përveçse se si do ndikojë në karrierën time. Ju po e zgjasni pak. Të paktën nuk ishte një artikull sulmues. Ju e merrni më seriozisht se unë jetën time”, – ka shkruar Paris . Pavarësisht se vajza e këngëtarit nuk ka folur për këtë çështje, anëtarë të familjes Jackson e kanë cilësuar dokumentarin “Leaving Neverland” si të njëanshëm.