Vajza e Michael Jackson kritkohet ashpër nga fansat!

Showbiz

paris jackson
Muajin e kaluar, vajza e Michael Jackson u konfirmoi fansave të saj se ishte biseksuale. Teksa ajo pozoi për kopertinën e revistës “Haper’s Bazzar Singapore” u konisderua nga fansat hipokrite dhe mori kritika të shumta. Paris Jackson u kërkoi falje fansave të saj duke treguar që nuk kishte dashur të ishte as hipokrite dhe as të lëndonte dikë. Modelja u kritikua se u shfaq në kopertinën e një shteti ku homoseksualiteti është I paligjshëm. Ishte dhe vetë redaktori i Gay Star News që e quajti atë hipokrite për veprimin që bëri.

paris jackson

Jamie Tabber thekson se homoseksualiteti në Singapor është ende I paligjshëm dhe I dënueshëm deri në dy vjet burg. Ai gjithashtu mori në konsideratë faktin se Jackson nuk u shfaq për të adresuar këtë problem në intervistën e saj me revistën. “Si anëtare e komunitetit LGBT, vendimi i saj është edhe më zhgënjyes,”-shkroi Tabberer. Paris iu përgjigj duke thënë se ishte mirënjohëse për mundësinë që iu dha për të dalë në kopertinë, por se nuk ishte në dijeni për të drejtat e homoseksualëve në vend. Ajo shtoi se mbështetja e saj për komunitetin e LGBTQ vjen para dashurisë së saj për modën.

paris bazar