Vajza e Kim Kardashian paska të dashur…madje mori edhe dhuratë për Shën Valentin!

Showbiz

kim north
Thonë se dashuria nuk njeh moshë dhe mesa duket i tillë është rasti i vajzës së Kim Kardashian. North West është vetëm 5 vjeçe dhe ditën e sotme mori dhuratën e parë për ‘Shën Valentin’ nga i dashuri i saj 7-vjeçar. Djali i reperit Consequence, Caiden Mills, ka publikuar një foto me North dhe ka shkruar se ata të dy janë të lidhur.Gjithashtu ai i ka blerë të dashurës së tij 5-vjeçare një varëse nga ‘Tifanny & Co’ si dhuratë për ditën e të dashuruarve.

Screenshot 61 2 e1550167470477

Consequence dhe Kanye West janë miq të mirë me njëri-tjetrin, për shkak të punës dhe për këtë arsye edhe fëmijët e tyre njihen bashkë. Menjëherë pasi lajmi për një lidhje mes North West dhe Caiden u shpërnda në media, në rrjete sociale pati reagime të shumta. Pjesa më e madhe e njerëzve thoshin se nuk është diçka normale, ndërsa disa të tjerë nuk arrinin të kuptonin si nuk kanë gjetur ende një të dashur.

Screenshot 62 2 e1550167515110