Vajza e Emina Cunmulaj, thotë atë që kemi menduar të gjithë kur dëgjuam Elvanën!

Showbiz

ella elvana
Emina Cunmulaj poston shpesh herë çaste nga jeta e saj. Ajo ka treguar se po i rrit vogëlushet e saj, duke i njohur edhe me kulturën shqiptare. Këtu përfshijmë çdo gjë, nga ushqimet tradicionale, zakonet apo muzikën e sotme. Së fundmi, ajo ka postuar në Instagram një video ku në sfond dçgjohet kënga “Më fal” e Elvana Gjatës.

emina ella

Ndërkaq, vajza e saj e madhe Ella, kërkon vazhdimisht që kënga të hiqet. Arsyeja? Elvana duket e mërzitur. Në video dëgjohet Ella që shprehet: “Ajo (Elvana) është e mërzitur.” Ndërkaq, Emina shkruan: “Nuk do ta dëgjojë, vazhdon dhe thotë që ajo është e mërzitur.” Epo ja pra, atë që kemi ndjerë të gjithë, pati kurajën ta thoshte një vogëlushe 3 vjeçare.