Vajza e Ema Andreas, ka folur hapur mbi një femomen që e shqetëson në shoqërinë shqiptare. E ftuar në emisionin radiofonik të Roza Latit, Sara Kapo ka folur “pa doreza”.
E pyetur nga një komentuese se cili do të ishte sipas saj, sinonimi i duhur për shoqërinë shqiptare, Sara tha se në Shqipëri duhet të hapen bordello, “që të bien robt rehat, vajzat të qetësohen dhe çunat të qetësohen nga trutë e kokës”, madje u zotua se do të kujdesej personalisht për hapjen e një bordelloje në kryeqytet.
“Të ulin pak po*dhët gocat dhe çunat, të mos blejnë më makina kaq të shtrenjta se i çuan baballarët trokë fare. Kur s’di ta mbash një femër me llafe, ça do bësh? Do e mbash si pronë”, ka përfunduar Sara.