Vajza e vogël e aktores së ndjerë Edith Gonzales festoi ditëlindjen e saj të 15-të. Shumë ndryshe nga nëna e saj e cila donte që Costanza ta festonte ditëlindjen me një festë që të komentohej nga të gjithë mediat spanjolle dhe të mbahej mend gjatë, por ajo ka bërë të kundërtën. Costanza Gozalez e ka festuar ditëlindjen e saj në mënyrë intime, me njerëzit më të dashur dhe sigurisht familjarët, në shtëpinë e babait të saj biologjik.
“E guximshme, e fortë, unike, fiksnike, me zemër të madhe. Gjithmonë me ty jeta ime. Të adhuroj, dje sot dhe përgjithmonë”, shkruhej në kartolinën nga njerka e saj. Ditë pas ditëlindjes, u zbulua se Edith kishtë lënë të paguar një udhëtim për vajzat e saj, të cilat do të shoqërohen nga Victor Gonzalez, vëllai i aktores së ndjerë.