Divorci i Angelina Jolie dhe Brad Pitt shokoi mbarë botën, e sigurisht personat që e vuajnë më tepër këtë gjë janë pikërisht fëmijët e tyre. Duket se divorci ka patur një ndikim të tmerrshëm tek ta, të cilët kohët e fundit e kanë patur të pamundur të jetojnë normalisht. Kjo edhe për shkak të spekulimeve të mediave.Momentalisht dy aktorët janë duke u përballur në gjykatë përsa i përket kujdestarisë së fëmijëve.
Shiloh, vajza 12 vjeçare e tyre, sipas mediave të huaja, ka treguar se motrat dhe vëllzërit e saj po kërkojnë dëshpërimisht që të jetojnë sërish me babain e tyre. “Ajo ka heshtur për një kohë të gjatë, por që pas përpjekjeve të Angelinas për të nxjerrë keq aktorin, Shiloh ka vendosur të flasë njëherë e mirë. Fëmijët i ka marrë malli për të atin dhe e duan sërish në jetën e tyre. Shiloh ka mbajtur një ditar dhe ka shënuar çdo gjë që ka ndodhur që nga ndarja e tyre. Ajo dhe Vivienne kanë qenë më të prekura nga ndarja e prindërve pasi ishin shumë të lidhura me të atin,” thotë një burim.