Urimi i Ronela Hajatit ndaj vetes për 30-vjetor, është kthyer në sensacionin e momentit në Instagram!

Showbiz

Ronela Hajati ka 30-vjetorin e saj dhe i paralajmëron të gjithë për 1 muaj ditëlindje. Besojmë se urime ka marrë boll, por pavarësisht kësaj këngëtarja ka dashur ta urojë edhe vetë veten e saj!
Me një postim në Instastory, Ronela i uron vetes ditëlindjen dhe i thotë (prapë vetes) se është si shpirt!
“Në këtë ditë të shënuar që do të mbahet mend në shekuj si ditëlindja e të madhes Hajati, dua t’i them vetes, Ron je si shpirt!”, shkruan Ronela.


Më pas ajo vijon me një tjetër postim:
“Shumë urime për mua. Një Virgjëreshë e vërtetë ditëlindja e së cilës do të zgjasë një muaj!”, shkruan ajo.


Ditëlindja e ka gjetur në plazh këngëtaren shqiptare e cila vetëm pak orë më parë publikoi një foto nga Karaburuni. Epo nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shumë vite të lumtura Ronelës dhe sa më shumë qejf këtë muaj!