Turi dhe Orinda, në 27 korrik të vitit të kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare me martesë. Teksa sot Turi feston ditëlindjen e tij të 33-të, nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortes së tij e cila ka zgjedhur ta urojë në një mënyrë mjaft të veçantë.
Orinda ka postuar urimin e saj në Instastory duke uruar bashkëshortin nëpërmjet disa ‘copëzave’ të dasmës së tyre ku të dy duken mjaft të lumtur. “Ja gëzuar me 27”, ka shkruar Orinda, teksa në fotot e tjera vijon të shkruajë me shaka. “A të thashë që do kënaqesh? O po vdiqa duke u kënaqur”,- shkruan ajo në foton pasuese. Një urim mjaft romantik dhe origjinal ky i Orindës.