Fotot dhe historitë 24 orëshe nga muaji i mjaltit të Orindës dhe Turit nuk na kanë munguar, por sot nusja bukuroshe ka vendosur të ndajë një tjetër gëzim të madh me ne ! ! Ndonëse është shumë larg nesh Orinda nuk mund të mos kujtonte 22 gushtin, ditën e lindjes së mbesës së saj. Fotot e postuara në instagram janë shkëputur nga ceremonia e dasmës së çiftit dhe fjalët që Orinda ka zgjedhur na bëjnë te besojmë se ka një lidhje tejet të veçantë me vogëlushen ! Këto fjalë do të donte t’i lexonte çdo mbesë e motër nga motra e vet !
Nuk kam per ta harruar kurre diten qe mora lajmin se Zoti kishte bekuar mamin tend me nje pritje te embel. Telefoni me ra nga dora, dhe pasi e rimora bertas me te madhe, “ajo do te jete goce”. Me 22 gusht, 10 vjet me pare nje telefonate me dha lajmin me te bukur ndonjehere. Isha bekuar me nje mbese te bukur sy kalter per cilen do thoja cdo dite qe rritej eshte si une. I kaloja ditet mes fotografive te tua dhe mezi prisja te te mbaja ne krah. Grace Mc Caul, diten qe ti u hodhe menjehere ne krahet e mi, ishte emocioni me i madh qe kisha provuar ndonjehere. Kur syte e tu qeshnin zemra ime shperthente nga gezimi. Ti me mesove te beja fytyra qesharake vec qe te vidhja buzeqeshjet e tua. Mesova dyqanet me te bukura per femije qe te zgjidhja per ty. Mesova te nderroja pampersin me ty. E per te qaren tende si zile ne 2 te nates me merrte malli sa here distanca na ndante. Ti sot je 10 vjec, dhe i ke bere keto vite te mrekullueshme. Perqafimi, buzeqeshja dhe fjalet e tua te embla ma mbushin njelloj shpirtin si ne diten kur per here te pare me the “te dua”. Ti je “my special one” sot e gjithmone.
The day a heard the neës of you, my heart smiled because i kneë, a little child to simply love, from noë on, a friend to alëays silmply love, and give the best your Aunt’s made of. Happy Birthday & God bless u my love! Te duaaaa!