Uraz Kaygilaroğlu, i cili para dy javësh u komentua shumë për vendimin dhe veprimin e tij, përmes së cilit fshiu shumë miq nga llogaria e tij në Instagram, mes tyre emra aktorësh të famshëm, është përballur së fundmi me gazetarët dhe duket se u ndie nën presion kur ata e pyetën për arsyen që e çoi atë në marrjen e këtij vendimi.
Aktori i cili ndodhej në timon, nuk e ka ndalur makinën për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe kureshtja për të mësuar rreth arsyes së veprimit të tij, mbetet ende nën hijen e pik pyetjeve.