“Unë vërtetë e kam shumë…” Kejsi Tola flet për herë të parë për lidhjen me Flori Mumajesin

Showbiz

Nuk është hera e parë që në radhët e artistëve shqiptarë të kenë lindur dashuri, të cilat jo rrallëherë i kanë rezistuar kohës apo janë finalizuar në martesë, duke na bërë të besojmë akoma edhe me shumë në përrallat me fund të lumtur. Ashtu sikundër ka patur plot raste ku thjesht është aluduar për lidhje të mundshme, ndonëse realiteti ka qenë komplet ndryshe. I tillë është edhe rasti këngëtares Kejsi Tola, e cila pak muaj më parë përfundoi në të gjithë tituj e shtypit rozë për shkak të ‘’lidhjes’’ me kantautorin Flori Mumajesi.

Asokohe asnjë prej të dyve nuk u shpreh rreth kësaj teme, por duket se Kejsi ka vendosur më në fund të flasë. Ajo ka rrëfyer për herë të parë të vërtetën e raportit me Mumajesin. Teksa moderatorja Dojna Mema bënte një xhiro me makinë me Kejsin e ka pyetur se si qëndron e vërteta e marrëdhënies që është diskutuar aq shumë me Florin.

“Flor Mumajesi më ka dhuruar dy këngë që unë i dua shumë, “U Rritëm” ka qenë e para dhe pastaj “Më ke mua” që unë e kam thënë që është kënga e jetës sime sepse teksti dhe çdo gjë ishte shumë për mua por dhe për të gjithë ne. Është një këngë që na përfshin të gjithëve. Është një profesionist shumë i mirë edhe kaq mund të them për marrëdhënien me Florin. Unë vërtet e kam shumë xhan“- ka thënë Kejsi duke konfirmuar kështu se mes tyre nuk ka patur asgjë më tepër se marrëdhënie profesionale.