Pas më shumë se një muaji thashethemesh, Iggy Azalea ka konfirmuar se është bërë nënë për herë të parë.
Reperja australiane bëri disa postime në Instagram sot për të dhënë lajmin e bukur.
“Unë kam një djalë. Kam pritur për kohën e duhur që të them diçka, por ndjej se sa më shumë kohë kalon, më shumë ka mundësi që të përjetoj ankth nëse ndaj lajme të mëdha me botën. Dua ta mbaj private jetën e tij, por dua ta bëj të ditur që ai nuk është më një sekret dhe e dua atë përtej fjalëve”.
Reagimi i reperes vjen pak më shumë se një muaj pasi u raportua se ajo mirëpriti fshehurazi një bebush me të dashurin e saj reper, Playboi Carti.