“Unë jam e fortë si një kalë”; Shprehja e mbretëreshës Elisabeth tregon dhe sekretin pas jetës së saj të gjatë

Showbiz

“Unë jam e fortë si një kalë”, 94-vjeçarja pëlqen t’u thotë atyre që sugjerojnë se asaj mund t’i duhet një pushim pas gjithë këtyre viteve në krye të detyrës.

Kohë më parë gjyshja e saj Mbretëresha Mary e paralajmëroi atë se puna e saj do të përfshinte orë të pafundme në këmbë.

Qëndresa e Elizabethës së II është mahnitëse thotë biografja Sally Bedell Smith, e cila rrëfen kohën kur Mbretëresha ishte në turne në Kanada kur, pas një dite të gjatë me ngjarje të ndryshme, organizatori i turneut papritmas kuptoi se nuk i kishte dhënë monarkes një moment pushimi, dhe ajo nuk ishte ankuar aspak.

“Ju nuk duhet të shqetësoheni,” tha sekretari i saj privat. “Mbretëresha është trajnuar për të ndejtur tetë orë në këmbë”.

Mbretëresha gjithashtu nuk ulet në ngjarjet e pallatit, përveç se kur është një darkë, dhe qëndron gjithmonë gjatë mbledhjeve të saj të Këshillit Privat në këmbë. Ata që dëshirojnë të shoqërojnë Mbretëreshën duhet të ecin me të.

Mesa duket ky është sekreti i saj pas një pamjeje dhe fiziku shumë në formë dhe në moshën 94-vjeçare. Kështu që dhe shprehja që ajo përdor ka një kuptim!