“Unë harroj shpejt çdo gjë…!”, – deklarata e parë e Stresit pas ndarjes nga e fejuara

Showbiz

Reperi i mirënjohur nga të gjithë ne si Stresi i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare nga e fejuara e tij, Kejsi! Para pak muajsh reperi kaloi një periudhë të vështirë në burg dhe Kejsi jo vetëm që e priti të dilte, por e mbështeti gjatë gjithë kohës me postime në Instagram dhe deklarata të shumta dashurie.
Por, ajo që na habiti të gjithëve ishte ndarja e çiftit pikërisht pas daljes së Stresit nga burgu. Kejsi u rikthye në Kanada dhe fshiu çdo postim që kishte me Stresin. Asnjë deklaratë nga të dy përveç publikimeve thumbuese ndaj njeri-tjetrit!


Në intervistën e tij të fundit, reperi është pyetur rreth kësaj çështjeje dhe pa u zgjatur ka thënë se lidhja dhe ndarja janë pjesë e jetës. Kejsi për të mbetet një kujtim por pavarësisht kësaj, ai është shprehur se arrin të harrojë shpejt çdo gjë…