Pavarësisht se çfarë apo sa e rëndësishme është, pavarësisht profesionit që ke, influencës në publik, kur mbyll derën e shtëpisë gjithçka është e njëjtë për secilën nga ne”. E nis kështu gazetarja dhe prezantuesja Bruna Lahe, atë që ajo quan “reflektim të karantinës” në një nga pastime e saj në Instagram, duke marrë si shembuj gra të forta si Angela Merkel apo Majlinda Bregu, që sado të forta e të fuqishme, nuk janë larguar kurrë nga rruga e vërtëtë apo të qënurit me këmbë në tokë dhe vetvetja.
Dita ditës, mbyllur në shtëpinë që kemi krijuar për veten, i afrohemi thelbit të gjërave, njerëzve që duam, vendit që duam dhe që janë vërtetë të rëndësishme për ne. E në këtë atmosferë reflektimi, ju rrërejmë Ditarin e Karantinës së Bruna Lahe.
1. Më kë po jeton gjatë karantinës ? Ditët e karantinës i kaloj me bashkëshortin dhe me vajzën time të vogël, Hana.
2. Si e organizon ditën gjatë karantinës ? Kur ke një bebe në shtëpi e ke ditën të organizuar. Atë nuk e udhëheq unë, por e udhëheq Hana dhe nevojat e saj. Nëse zgjohet, qan, ka nevojë të ushqehet dhe gjithçka tjetër. Pjesa tjetër e ditës është për të ju kushtuar vetes, bashkëshortit edhe shtëpisë. Me një bëbë të vogël në shtëpi, nuk ke vetëm ditën të organizuar, por edhe natën.
3. Cili është aktiviteti i preferuar gjatë ditës në izolim ? Aktiviteti i preferuar është padyshim të kujdesem për vajzën timë Hana.
4. A je e frikësuar ? Të them të drejtën jam e frikësuar, për shëndetin e prindërve tanë, për shëndetin e vajzës dhe uroj që gjithçka të shkoj mirë jo vetëm për ne, por për të gjithë, deri në fund të kësaj sfide të madhe.
5. Si e menaxhon stresin ? Përpiqem që të jem e përkushtuar në ato veprime apo punë që kryej, përpiqem ta mendoj sa më pak situatën duke mos marrë kaq shumë informacion sa ditët e para, por dhe të pyes e të flas në telefon me prindërit e mi apo njerëzit e dashur. Kur mësoj që ata janë mire, jam më e qetë dhe kështu i menaxhoj dhe i kaloj ditët, njëra pas tjetrës.
6. Çfarë mendon dhe si e sheh të ardhmen ? Unë do të shpresoja shumë që e ardhmja të ishte më pozitive dhe ne të kishim kuptuar shumë mbi thelbin, mbi ato gjërat e rëndësishme, të jemi më shumë njerëzor. Jam e bindur që në të ardhmen do të jemi të tillë, jo vetëm për veten tonë, por dhe për brezat që po vinë, për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve.
7. Çfarë i uron miqve të Living ? Uroj në rradhë të parë shëndet për të gjithë dhe ta kalojmë sa më parë dhe më lehtë.