Familja Mbretërore po bën një unazë fejese të Meghan Markle ose më saktë një kopje të saj, në dispozicion të popullit të thjeshtë, jo super të pasur, nëpërmjet dyqanit të The Royal Collection. Fansat kanë vënë re se dyqani online tani është duke shitur një unazë të “Buckingham Palace”, e cila duket tamam si unaza me tre diamante, flori i verdhë që Princi Harry kishte projektuar për Meghan. Ajo kushton vetëm £ 30 ($ 40). Unaza aktuale që Meghan ka në dorë, siç shpjegoi dhe Harry gjatë intervistës së tij të parë pas shpalljes së fejesës , u bë me flori të verdhë “për shkak se ajo është e preferuara e tij dhe përfshiu dy diamante nga koleksioni personal i Princeshës Diana, për t’u siguruar që ajo është me ata në këtë udhëtim. Me patjetër që unaza e imituar krahasohet me bizhuteritë e Dianës, por duke e patur në gisht do të bëjë që të dukeni si një princeshë!