Aktori Serkan Keskin dhe regjisori Umut Evirgen janë vënë re nga kamerat ndërsa po dilnin nga një ceremoni çmimesh. Keskin përcolli lajmin se pas një pauze 10-vjeçare, do të rifillojnë përsëri xhirimet për sezonin e ri të serialit ku ai merrte pjesë. Aktori tregoi se i gjithë ekipi është mbledhur sërish dhe ai do të vazhdojë t’i jap jetë personazhit të vëlla Ismailit. Por pyetjeve të gazetarit nuk ka mundur t’i shpëtojë as Evirgen, i cili prej pak kohësh ndodhet mes aludimesh të forta për një tjetër romancë me një tjetër aktore këtë herë, Serenaj Sarikaya, e cila ka mohuar gjithçka, por regjisori pohoi me gojën e tij se e vlerëson shumë dhe e ka përzemër dhe zbuloi se komunikimi i tyre është i veçantë. Pritet që vetëm koha të nxjerrë në dritë të vërtetën!
