Daljet publike të reduktuara dhe mungesa në rrjetet sociale prej disa muajsh, nuk kanë kaluar pa u vënë re tek Adelina Ismaili. Një foto e postuar së fundmi nga miku i saj Eraldo Rexho, ku barku i saj duket goxha i rrumbullakosur ngre dyshimet se këngëtarja po bëhet mami për herë të dytë.
Adelina dhe bashkëshorti i saj, Vali Krasniqi janë prindër të një djali 2-vjeçar, Uliks, i cili me shumë gjasa do të bëhet me vëlla ose motër. Një shtatzëni e dytë do të ishte një lajm i bukur edhe për fansat e Adelinës. Ndoshta distancimi nga rrjetet sociale është një tregues se po i përkushtohet përgatitjeve për t’u bërë nënë, larg vëmendjes së publikut dhe medieve.