U zgjodh për të prezantuar mbrëmjen «Oscar», Kevin Hart heq dorë për këtë arsye…

Showbiz

oscar
Lajmi se komediani Kevin Hart do të ishtë “host”-i mbrëmjes së çmimeve Oscar këtë vit u prit shumë mirë nga publiku dhe fansat e humorit të tij. Por entuziasmi i Hart nuk zgjati shumë pasi mbrëmjen e djeshme ai dha dorëheqjen nga mundësia për të mdoeruar natën e ndarjes së statujave të arta. Aryse për këtë u bën disa postime të vjetra në Twitter të Hart, të cilat u cilësuan si homofobike dhe një ofendim i madh për komunitetin LGBTQ. Statuset datojnë që në vitin 2010 dhe në disa prej tyre ai shprehej:“Nëse djali im vjen në shtëpi dhe përpiqet të luajë me shtëpinë e kukullave të vajzës time do ja thyej në kokë dhe të them me zërin tim: Stop, kjo është shumë gay.”

kevin hart

Ndërkohë në një intervistë në vitin 2011 ai u shpreh se frika e tij më e madhe është që djali i tij ti rrëfente një ditë se ishte gay. Edhe pse këto komente janë të bëra vite më parë, aktivistët dhe mbështetësit e komunitetit i kanë gjetur dhe i kanë shpërndarë duke shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale.Nisur nga kjo, Hart i kërkoi falje të gjitha organizatave të LGBTQ dhe të githë njerëzve pjesë të komunitetit dhe u shpreh se qëllimi i tij është t’i bashkojë njerëzit dhe jo ti përçajë. Prandaj me shumë dashuri dhe vlerësim për Akademinë e çmimeve Oscar që e përzgjodhi, ai u tërhoq nga prezantimi i ceremonisë, duke thënë se shpresohet të takohen sërish në të ardhmen.

kevin hart2