U vu në qendër të kritikave, Kylie Jenner kthen përgjigje për akuzat e shumta…

Showbiz

kyliepink
Kylie Jenner nuk është një nënë e zakonshme dhe këtë e dinë të gjithë. Ajo u bë nënë në moshën 20-vjeçare, dhe ndoshta shumë gjëra nuk i di akoma. Ajo me siguri po rritet së bashku me vajzën e saj, Stormi-n. Jeta e yllit të “Keeping Up With Kardashians” ka ndryshuar shumë që kur ka ardhur në jetë vajza e saj. Kylie duket shumë e përkushtuar, por komentuesit në rrjetet sociale nuk po e lënë të qetë 20-vjeçaren.

kylie vajza2

Shumica prej tyre e kritikojnë për disa detaje që duhet të mendosh shumë për Kylie-n që t’ia shkruash. Komentuesit i kërkojnë llogari 20-vjeçares, se përse ka shkuar në festivalin Coachella në Kaliforni dhe e ka lënë vajzën “vetëm”. Një tjetër kritikë që i bëhet Kylie-t janë thonjtë e gjatë. “Si mund t’ia ndërrosh pelenat vajzës me ata thonjë”,-i shkruan një komentues Kylie-t. 20-vjeçarja me siguri është mësuar nga kritikat e njerëzve, dhe ka vendosur të reagojë, duke treguar se është një nënë e përkushtuar dhe i dedikon kohë vajzës së saj. Kylie ka publikuar dy foto në Instagram, ku shfaqet me të voglën e saj teksa e përqafon me shumë dashuri.

kylie vajza