Flor Mumajesi ka zgjedhur të flasë njëherë e mirë dhe të sqarojë gjithçka ka lidhje me të e çfarë po përflitet në media kohët e fundit.Kështu, fillimisht ai foli hapur në lidhje me shtatzëninë e pornostares me origjinë shqiptare Alby Rides, ku në media u tha se mund të ishte ai babai i fëmijës, por Flori rrëzoi gjithçka.
Ndërkohë, një tjetër lajm që ka qarkulluar së fundmi, i ka merakosur jo pak fansat e tij të shumtë. Një problem i mundshëm me mëlçinë, u tha se ishte shkaku i shkëputjes së tij për pak kohë nga muzika. Por, nëse mendoni se Flori vuan vërtet nga kjo sëmundje, ai na sqaroi të gjithëve dje duke thënë: “Jam shëndosh e mirë! Nuk vuaj nga asgjë”!