U tha se nuk flasin, Oriola dhe Noizy ‘kapen mat’

Showbiz

Pak ditë më parë lajmi se marrëdhënia mes modeles Oriola Marshi dhe reperit Noizy ishte prishur mori vëmendjen e të gjitha mediave. Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ gjë që ngriti dyshimet se ata i kishin dhënë një herë e mirë fund miqësisë dhe kjo nuk është hera e parë që e bëjnë këtë.

Madje modelja hoqi edhe përshkrimin nga BIO që tregonte se i përket grupit OTR dhe ende vazhdon të mos ndiqet me Noizyn në Instagram. Mirëpo një detaj i nxorri zbuluar ata dhe s’po dimë çfarë të mendojmë për marrëdhënien e tyre.

Reperi ka organizuar një event mbrëmjen e kaluar për inaugurimin e një biznesi të tij dhe në këtë event ishte e pranishme Oriola Marashi. Është vetë modelja ajo që ka publikuar një video me një prej anëtarëve të grupit OTR dhe të njejtën gjë ka bërë edhe ai.

Çfarë po ndodh me Noizyn dhe Oriola Marashin?