Kur thua Beren Saat nuk mund të mos mendosh për Bihter-in, personazhin kryesor të një prej intrigave më të bukura të dashurisë të kinematografisë turke. Por, bukuroshja e njohur e cila vazhdon të kryesojë klasifikimet si një ndër aktoret më të dashura dhe të paguara në Turqi mund të identifikohet fare lehtë edhe me emrat e personazhëve të tjerë rëndësishëm si Fatmagyl në telenovelën me po të njëjtin titull, apo sulltaneshës Kosem.
Aktorja e njohur së fundmi dyshohej se ishte infektuar me Coronavirus. Fansat ishin të shqetësuar pasi ajo kishte pasur një udhëtim në Londër së bashku me partnerin e saj. Megjithatë, ajo ka folur lidhur me gjendjen e saj dhe ka treguar se nuk është e infektuar dhe nuk është në karantinë.
“Nuk jam e infektuar. Kur udhëtova unë në Londër, virusi nuk ishte përhapur në Europë”, ka thënë aktorja. Në Turqi janë 192 persona të prekur dhe janë shënuar 3 viktimat e para.