Tashmë që moderatorja Klea Huta ka sjellë në jetë djalin e saj, Krid pasditet në shtëpinë e çiftit kanë marrë kuptim tjetër.
Menjëherë pas daljes nga spitali, Kridin e priti një surprizë e madhe, ndërsa pas festës, Klea ka ndarë një moment të këndshëm me vogëlushin e saj, të cilin e shoqëron me vargjet e këngës “Marova” të Fifit.
Në foton e fundit ajo shfaqet duke e përqafuar djalin e saj të vogël, të cilit i ka zënë fytyrën me dorë, duke i ruajtur kështu portretin e tij.