”Se mbarova pas teje,u tërbova pas teje…” me siguri këtë copëz nga kënga e Fifit e keni dëgjuar aq shpesh së fundmi, sa zor ta harroni për disa kohë. Por nga goja e moderatores së njohur Bora Zemani, duket sikur këto fjalë marrin tjetër kuptim dhe vlerë pasi ajo ia ka kënduar sot të shtrenjtit të saj, atij që i merr frymën dhe i mbush shpirtin çdo moment.
12 dhjetori është një datë shumë e rëndësishme për të, pasi djali i saj i vetëm Arborin feston ditëlindjen. Koha ka kaluar nxitimthi dhe si pa kuptuar Arbori sot feston ditëlindjen e 5-të dhe mami Bora nuk mund të ndihet krenare për Super Heroin e saj të vogël. Ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, një video shumë të bukur të të dyve shoqëruar me një dedikim që do t’ju emocionojë të gjithëve.
View this post on Instagram
Postimi i plotë: “Shshshsh… qetësi!!! Arbori im bën 5 vjeç sot dhe mami ka dy fjalë për të thënë:
Vërtet nuk e kuptoj si kaloi koha kaq shpejt, ti dje ishe një bebe ndërsa tani, një djalë i vogël llafazan që më jep mend ose më pyet për çdo gjë
Tani je rritur dhe e ke mesuar që “shakpa” jane “shapkat”, qe “fuckla” jane “flluskat”, që “oh maj gaj” eshte “oh my god” etj… ke pak problem “kondicionerin” qe i thua akoma “goconjer” por punë e madhe, këto zgjidhen.. problemin e kam tek pyetjet e tuaaa….”O ma, pse Zoti e ka vënë shkronjën A të parën?” , “Po Zoti a ka qenë bebe?” , “Pse ora kalon kaq shpejt?” , “Pse nata është kaq e shkurtër?” dhe vazhdon pyet, “Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemrën?”. Një pyetje që të bën ta bërtasësh përgjigjen…. PO, Arbor! Ma ke prekur zemrën me atë dorën tënde të vogël magjike dhe e ke ndriçuar kaq shumë. Prandaj për një gjë jam e sigurt, ti je bekimi më i madh që më është dhënë ndonjëherë në jetë! Urimet më të mira për SuperHeroin tim të vogël! Tani le të filloje festaaaa…. “- shkruan Bora.