U shtrua në spital me urgjencë, mjeku tregon gjëndjen e Nexhmije Pagarushës!

Showbiz

nexhmije
Nexhmije Pagarusha u dërgua me urgjencë për në spital pas një incidenti të ndodhur në shtëpinë e saj. Teksa u shoqërua për në spital gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar ndërsa tani mësohet se këngëtarja është duke u rikuperuar me shpejtësi. Mjeku që u kujdes për Nexhmijen, ka treguar se ajo po normalizohet dhe shumë shpejt do e dërgojnë për në shtëpinë e saj.

pagarusha
“Gjendja e përgjithshme e zonjës Pagarusha tani ka filluar të përmirësohet. Ajo ka një lëndim të boshtit kurrizor, respektivisht unazës së katërt, si pasojë e rrëzimit në shtëpi. Kemi marr të gjitha masat, i kemi vendos korset. Gjendja e tanishme është stabël, andaj planifikojmë që shumë shpejt të lirohet në shtëpi”,- tregon mjeku.