Adelina Tahiri
Këngëtarja nga Shkupi ka pohuar se pas lindjes së djalit Jon në muajin gusht ajo humbi 10 kilogramë për vetëm 1 muaj. Në një intervistë dhënë së fundmi Tahiri ka thënë se pas lindjes ajo ka ngrënë gjizë dhe vetëm ushqimet e gatuara në shtëpi, pra ka ngrënë gjithçka por në sasi të vogla. “As ujë nuk kam konsumuar shumë se hormonet e mbajnë ujin kur femra lind”. Sipas saj rol të madh në humbjen e kilogramëve të shtatzënisë ka luajtur edhe gjenetika.
Suada Sherifi
Ish-miss Albania u bë nënë për herë të parë më 16 shtator 2016 dhe i habiti të gjithë me shpejtësinë me të cilën iu rikthye formave fizike të para shtatzënisë. “E vërteta fare është që, përveç një regjimi që unë e kam mbajtur edhe gjatë shtatzënisë, që konsiston në një dietë të shëndetshme, unë ushtrohem në palestër 2-3 herë në javë këtë periudhë. Një faktor kyç është geni dhe metabolizmi. Plus vite të tëra që kam luajtur basketboll, janë një ndihmë shumë e madhe për t’u rikthyer në formë…” – ka treguar Suada. E pyetur nga një fanse për mënyrën se si mund të humb peshë, Suada ka dhënë edhe këtë këshillë që me siguri e ka ndjekur edhe vet: “Mos ha darkë pas orës 19:00. Pi shumë ujë. Evito gjërat me përmbajtje vitamine C për ca kohë dhe ushtro pak aktivitet fizik”.
Nora Istrefi
Ajo gjithmonë është cilësuar si një ndër femrat më seksi të showbizit shqiptar dhe këtë titull arrin ta mbajë edhe sot që është nënë e një vajzë 3 vjeçare. Më herët këngëtarja ka treguar se meritë për këtë kanë vitet e ushtruara në palestër përpara shtazënisë por edhe pas sak. Ndërsa sa i përket dietës dhe regjimit ushqimor, këngëtarja ka treguar se është munduar të shmangë ëmbëlsirat, kardohidratet dhe të konsumojë më tepër proteina si për shembull mish pule.
Zaimina Vasjari
Zaimina Vasjari është një tjetër nënë e re në radhët e showbizit që i la të gjithë me gojë hapur kur u shfaq pas lindjes së vajzës që erdhi në jetë në fund të muajit janar. Por kur të gjithë pyesnim veten se si ja doli Zai të kthehet kaq shpejt në formë ajo vet ka treguar se në fakt nuk ka mbajtur asnjë lloj diete.”Unë nuk kam marrë shumë kile gjatë shtatzënisë, kam marrë vetëm kilet e bebit dhe ujërat. Kam patur një shtatzëni të mbarë, nuk kisha neps”, ka treguar ajo.