U prit si një ‘DIVA’, tashmë Madonna ka të gjithë Izraelin kundër!

Showbiz

E ftuara speciale në mbrëmjen e ‘Eurovision’ ishte këngëtarja e famshme, Madonna, e cila performoi disa këngë të vjetra dhe disa nga albumi i ri ‘X’. Madonna dha një mesazh të rëndësishëm për publikun, duke u shprehur se muzika është një forcë që i bashkon.

‘Shfaqja’ që bëri u vlerësua shumë nga kritikët, megjithatë veprimet e saj shkaktuan dhe shumë debate. Në fund të performancës, 2 nga balerinët mbanin flamurin e Izraelit dhe të Palestinës. Sipas mediave, për këtë veprim, ‘Eurovision’ nuk ishte informuar dhe se Madonna ishte e vetëdijshme që shfaqja nuk duhet të kthehej në diçka politike.