U përfolën për një krizë në çift, por komenti në foton e Belen tregon gjithçka!

Showbiz

belen rodr
Belen Rodriguez është një show-girl shumë e përfolur në Itali dhe shumë e komentuar për jetën personale, të cilën e ekspozon vazhdimisht në rrjetet e saj sociale. Pas lidhjes së shumëpërfolur me Fabrizio Corona-n dhe martesës me balerinin Stefano De Martino, me të cilin ka një djalë, erdhi lidhja me çiklistin Andrea Iannone.

belen iannone

Pas daljes së Corona-s nga burgu dhe pasi u fotografuan së bashku, mediat aluduan për një tradhti të Belen ndaj Iannone-s, por askush nuk e pranoi këtë gjë. Në një foto që Belen ka postuar në Instagram, ku shfaqet me rroba banje, Iannone komenton: “Format më të mira, me të cilat jam përballur ndonjëherë”. Ndërsa Belen i është përgjigjur me shaka duke e quajtur të çmendur. Dhe me sa duket, ata janë më të dashuruar se kurrë!