Kim Kardashian i ka dhënë fund zërave për divorc. Ajo ka hedhur në Instagram disa foto, ku shfaqet me bashkëshortin Kanye West. Çifti duken shumë të lumtur dhe të dashuruar pranë njër-tjetrit.
Sipas mediave të huaja, më herët sherri mes tyre ka nisur gjatë karantinës, pasi Kim ankohej se Kanye nuk po e ndihmonte me fëmijët.
Kim ishte shprehur e revoltuar dhe se ndihej tejet e lodhur dhe e mbingarkuar, pasi gjatë asaj periudhe ajo nuk kishte mundësi që të punësonte një dado për fëmijët për shkak të distancimit social.