U përfol se nuk do të merrte pjesë në koncertin e pavarësisë: Reagon Rita Ora!

Showbiz

rita ora
Këtë vit, në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, do të organizohet një koncert i madh. Dy të ftuarat e nderit ishin Rita Ora dhe Dua Lipa. Kjo e fundit, e anuloi pjesmarrjen pasi kishte planifikuar më herët të tjera evente gjatë asaj dite. Ndërkohë që Rita Ora pranoi, madje nuk kërkoi asnjë lloj pagese në këmbim.

Ditët e fundit, është përfolur që edhe Rita e ka anuluar pjesmarrjen, pasi vendosi të kërkonte një shumë të majme. Qeveria nuk mund të përballonte dot të gjitha shpenzimet për grupin që do të shoqëronte këngëtaren. Megjithatë, të gjitha këto lajme kanë qënë një supozim. Këtë gjë e ka sqaruar përfundimisht vetë Rita, nëpërmjet një postimi:

“Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizajnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita!”

kosova