U përfol se do të ndaheshin! Alina Boz dhe Umut Evirgen po pushojnë në Bodrum!

Showbiz

Aktorja e njohur Alina Boz, e cila i ka dhënë jetë dhjetra personazheve të paharrueshme në seriale të ndryshme, mes tyre atij të  ‘Azrës’ në serialin “Mos ma lësho dorën”, në fundin e vitit të kaluar u martua me biznesmenin, regjisorin dhe producentin Umut Evirgen.

Kohët e fundit, u përfol vazhdimisht se ata po ndaheshin, por çifti i ka hedhur poshtë thashethemet në një mënyrë  origjinale; Duke bërë publike nga Bodrumi çastet e lumtura të pushimeve të tyre .

Emri i Umut Evirgen, prej shumë kohësh u përmend  për lidhjet e tij me emra të njohur në fushën e aktrimit duke filluar me  Tuba Büyüküstün, Melisa Şenosun, Serenay Sarıkaya për të mbrritur te martesa me yllin e filmave dhe serialeve Alina Boz. Aktorja e famshme dhe Evirgen u martuan më 2 dhjetor. Ndërsa kanë kaluar vetëm 6 muaj nga martesa e tyre.  Pavarësisht pretendimeve  të vazhdueshme se po shkonin drejt divorcit dhe pasqyrimit të pushimeve të lumtura në rrjetet sociale, publikut nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i tërheq pas akuzat e bëra dhe të besoj tek dashuria e tyre.