U përfol se do bëhej baba për herë të parë, reagon këngëtari…

Showbiz

erik lloshi turqi
Prej disa muajsh, këngëtari Erik Lloshi është në një lidhje me një vajzë sero-kroate, Romina Sablic. Pak kohë pasi i kishte dhënë fund një lidhjeje të gjatë dashurie, Eriku ka bërë publike lidhjen e re në muajin prill. Teksa çifti i ri është duke shijuar pushimet në Kemer të Turqisë, kanë ndarë një foto, e cila ngriti dyshimet se shumë shpejt ata do të bëheshin prindër.

erik turqi

Në foto Eriku mbante duart te barku i Rominës dhe kjo u kuptua si një shenjë se një bebe ishte rrugës.Eriku ka thënë se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. “Kjo gjë nuk është e vërtetë. Nuk e di se nga e kanë kuptuar, por kjo gjë nuk ka pikë vlere”, -është shprehur ai. Me sa duket, çifti ende nuk është gati të presë fëmijën e parë.