Farah Abdullah, aktorja të cilën e takojmë si Inxhi, një nga personazhet kryersore të serialit të transmetuar në platformën Tring “Apartamentii Pafajësisë”, ku ajo me dlirësinë e personazhit të saj, ka fituar zemrat e të gjithëve, së fundmi tërheq vëmendjen, me një reagim me tone të ashpra në rrjetet sociale.
Pas suksesit të madh të projektit të ri, u përfol se ajo ishte shpërblyer me shifrën 40 milionë lira turke. Mirëpo duket se aktores nuk i ka ardhur mirë kur e ka dëgjuar këtë. Projekti i realizuar për t’u transmetuar në platformë dixhitale, me sa duket edhe pse i solli shumë sukses aktores, nuk i ka ofruar asaj shpërblimin monetar të përfolur.
Ajo i ka mohuar këto pretendime përmes një deklarate në Twitter, ku ajo shprehej: “Sot kam lexuar një lajm të paqenë për mua… Jam e sëmurë dhe të lexoja një lajm të trilluar m’u duk tejet e pahijshme”. Ky reagim i cili pasohej edhe nga fjalë me tone të ashpra, deri diku jo etike, u ndoq nga komente të shumta të cilat më së shumti i uronin asaj shërim të shpejtë, edhe pse aktorja nuk jepte asnjë detaj lidhur me problemin shëndetësor.
Ndërkohë, projekti në fjalë, deri më tani është parë nga më shumë se 5 milionë shikues dhe ka fituar mbi 142 milionë lira turke.