Ka disa ditë që në media qarkullon lajmi që këngëtarja e hitit ‘My Heart Will Go On’, është në një lidhje të re, vetëm 3 vjet pas vdekjes së bashkëshortit. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Pepe Munoz dhe këngëtaren Celine Dion. Celine i ka hedhur poshtë të gjitha këto aludime dhe ka pranuar se në fakt djaloshi është miku i saj më i mirë.
“Kur them që jam beqare, ju lutem më lini të qetë”, është shprehur këngëtarja, duke sqaruar kështu një herë e mirë situatën për marrëdhënien e saj me balerinin Pepe. Ajo gjithashtu ka treguar për ‘Lorraine’ disa nga momentet e këqija që ka kaluar me bashkëshortin e saj kur ai ishte në prag të vdekjes dhe është shprehur se për momentin është duke shijuar çdo ditë të jetës së saj.