U përfol për një lidhje me Rita Orën, por ja kush qenka e dashura e Cara Delevingne!

Showbiz

cara rita
Modelja e famshme Cara Delevingne është kapur mat në shoqërinë e aktores Ashley Benson. Dyshja e njohur u kap duke u puthur dhe përqafuar në aeroportin Heathrow të Londrës mëngjesin e sotëm duke konfirmuar thashethemet që po qarkullonin muajt e fundit për një lidhje të mundshme mes tyre.

cara ashley

26-vjeçarja Delevingne dhe 28-vjeçarja Benson u shfaqën më të dashuruara se kurrë dhe këtë nuk hezituan të shfaqnin edhe në publik.Edhe pse kjo është hera e parë që ato janë kapur duke u puthur në publik, Delevingne dhe Benson janë përfolur që në pranverë se kishin nisur një romancë. Në fillim të muajit maj ato u panë së bashku në një koncert të Lauryn Hill, në New York.

benson