U ndanë para pak muajsh, çifti i njohur i japin një tjetër shans lidhjes!

Showbiz

g eazy
Dy këngëtarët e njohur Halsey dhe G-Eazy përpara pak muajsh bënë publike ndarjen e tyre. Pas një viti lidhjeje dhe disa bashkëpunimesh, gjërat mes tyre dukej se nuk po funksiononin më. Nëpër koncertet e zhvilluara gjatë asaj periudhe, shumë fansa kanë treguar sesi Halsey përlotej në skenë sa herë që këndonte këngën “Him & I” të cilin e kishte krijuar me G-Eazyn kur ishin ende bashkë.

halsey

Mirëpo, mbrëmja e VMA duket se nuk rezervoi vetëm surpriza në performanca apo çmime. Në after party-n e saj, dy të rinjtë janë parë bashkë dhe mjaft të afërt madje. Miqtë e tyre kanë treguar se ata kanë vendosur t’i japin një tjetër shans lidhjes dhe nëse gjërat nuk funksionojnë sërish, të paktën të mbeten miq të mirë. Ky lajm i ka lumturuar tejmase fansat e tyre, të cilët i urojnë nëpër rrjete sociale për rikthimin e tyre.

hasley