Çatagay Ulusoy dhe Duygu Sarisin janë përfolur tejmase në media për lidhjen e tyre. Këtë periudhë, lajmet e ndarjes së tyre kanë pushtuar çdo portal. Dy të rinjtë kanë krijuar imazhin e çiftit jo tepër të qëndrueshëm, pasi janë ndarë dhe pajtuar shpesh herë.
Megjithatë, në çdo situatë, ata kanë zgjedhur që ta jetojnë lidhjen apo ndarjen e tyre jashtë syve të të tjerve. Së fundmi, çifti kanë qenë në një udhëtim në Amerikë, për një takim pune. Ata janë parë së bashku dhe tepër të afërt, duke hedhur kështu poshtë çdo aludim për një ndarje të radhës.