Është zbuluar shkaku i vdekjes së këngëtares irlandeze Sinead O’Connor, e cila u nda nga jeta vitin e kaluar në moshën 56-vjeçare. Detaje të reja kanë dalë lidhur me vdekjen e yllin e ” Nothing Compares 2 U”, njërës prej baladave më të mëdha të viteve 1990, nga ikona e muzikës Sinead O’Connor e cila me një performancë e fuqishme vokalefitoi zemrat e miliona fansave në mbarë botë, Së fundmi është raportuar se këngëtarja ka ndrruar jetë për shkak të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe astmës. U njoftua se infeksioni i rrugëve të poshtme të frymëmarrjes ishte përgjegjës për vdekjen e O’Connor.Ajo u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Londër, një vit më parë më 26 korrik 2023.
