Ajo ia fali tradhtinë dhe së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Bashkëshortja e Agon Amiga-s, Egzona mesa duket ka vendosur të hedhë pas krahëve ngjarjen aspak të këndshme të disa viteve më parë. Kënga “Topless” në bashkëpunim me Afërdita Dreshajn i hapi shumë punë Agon Amiga-s, pasi sipas këngëtarit kjo “këngë” e ndau nga gruaja.
Ai ka pranuar se Afërdita është bërë shkak për ndarjen nga gruaja. Asokohe thuhej se raportet mes Afërditës dhe Agon Amiga-s ishin më shumë se miqësore. Mirëpo, sot Egzona e ka falur Agon Amiga-n dhe së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Ata madje kanë një vit e gjysmë që janë bashkuar dhe jetojnë të lumtur së bashku.