Në një moment kur askush nuk e priste, e madje as që u shkonte ndërmend, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani lajmëruan se ishin martuar dhe pas 12 vitesh të dashuruar e tashmë me statusin e prindit, i ishin betuar njëri-tjetrit në altar.Albani dhe Miriami u martuan në 7 maj të këtij viti, në Maldive pa i thënë askujt dhe me prezencën e vajzës së tyre Ameli.
Menjëherë pas postimit të fotografive dhe të dedikimit plot dashuri (lexo këtu) vërshuan urimet nga miqtë dhe fansat.Në morinë e komenteve menjëherë na ra në sy ai i Renis Gjokës. Këngëtari pasi i uron çiftit martesën, pyet se kur do të kenë mundësi që të festojnë.“Urime! Kur do e djegim?,- pyet Renisi.“Shumë shpejt”,- është përgjigjur Albani duke na lënë të kuptojmë se mesa duket do të ketë një dasmë të dytë.Për të gjithë miqtë dhe të afërmit që nuk ishin prezent në momentin e celebrimit duket se do të ketë një festë të madhe edhe pse data ende nuk është bërë publike.