Pas problemeve serioze me shëndetin, Selena Gomez është fokusuar tek mirëqenia e saj fizike dhe mendore. Një vendim që ka marrë për t’u përmirësuar është shmangia e të gjitha kontakteve me ish të dashurin Justin Bieber, pavarësisht përpjekjeve të tij për të folur me të. Sipas mediave të huaja Justin ka tentuar të takojë Selenën më 3 janar në një nga hotelet që ajo po qëndronte, por këngëtarja i është përgjigjur më një “Jo” të prerë.
“Justin po përpiqet të hyjë në kontakt me Selenën nëpërmjet miqve të përbashkët, si edhe përmes familjes së saj. Natyrisht, familja e Gomez i kërkoi atij të qëndrojë larg dhe se nuk dëshirjnë të ketë të bëjë asgjë me të tani. Ai bëri zgjedhjen e tij kur u martua me Hailey. Në këtë pikë, Selena thjesht dëshiron që ai ta lërë atë vetëm. Ajo nuk mund të vazhdojë me jetën nëse Justin vazhdon të jetë ende pjesë e saj”, është shprehur një mik i Selenës. Me sa duket pas martesës së Justin, këngëtarja ka vendosur përfundimisht të heqë dorë nga e kaluara.