U lirua apo u arratis? Stresi habit të gjithë!

Showbiz

arkimed
Prej disa javësh reperi i njohur Stresi ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua nga policia si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe krimeve kundër personit. Gjatë arrestimit reperit iu gjet drogë, armë zjarri dhe një sasi lëndësh narkotike dhe shoqërohej nga një vajzë 20 vjeçare. Gjykata vendosi ta lërë në burg reperin, por një postim ditën e sotme në profilin e tij në “Instagram” ngriti dyshimet se Stresi mund të jetë liruar. 

stresi1insta

Në foton e publikuar, ai shfaqet i veshur me një bluze të gjelbër në timonin e një makine, pa lënë asnjë koment krahas fotos. Ende nuk dihet nëse ka qenë vetë reperi që e ka postuar foton apo dikush që menaxhon tani profilin e tij. Mund të themi se nuk është hera e parë që shohim aktivitet në Instagramin e reperit, pasi dhe më parë ka qenë menaxheri i tij që ka hapur një video live në Instagram.