U larguan por ja çfarë ‘amaneti’ i lanë Almeda dhe Tolgahan Tiranës

Showbiz

 

alemdtoott

Almeda Abazi ishte për 12 javë çdo të premte në ekranin e Vizion Plus në moderimin e spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars”. Javën e fundit së bashku me të erdhi edhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman. Përpara se të largoheshin çifti i njohur kanë lënë një kujtim shumë të bukur në kryeqytet. Ata kanë mbjellur në sheshin Skëndërbej një fidan.

“Tirona ime e bukur, qyteti ku hodha hapat e para aty ku jetova femijerine time naive, kur te shoh ty trupin ma pershkrojne ndjesi te ndryshme kujtime te pafund. Sot u ktheva tek ti qyteti im i dashur me nje fidan te cilin po e mbjell ne token tende te lodhur nga stuhira te ndryshme. Une u largova nga ti por pemen time po ta le ty amanet qyteti im i bukur TIRONA. Faleminderit Erjon Veliaj” – shkruan Almeda.

Edhe aktori i njohur i “Mos u dorëzo” dhe “Perla e zezë” ka shpërndarë këtë foto ku falenderoj të gjithë shqiptarët.

 

A post shared by Almeda Sayışman (@almeda92) on