Këto kohë këngëtarja e famshme shqiptare po punon shumë për të lançuar albumin e saj të radhës, por mbrëmjen e kaluar jo çdo gjë shkoi mirë për Dua-n. Në performancën e saj ajo po qante dhe u largua duke anuluar kështu koncertin në Denver. Këngëtarja 22-vjeçare u detyrua të ndalonte në mes të koncertit për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Anulimi i shfaqjes ndodhi në mënyrë që të shmangte “dëmtimin” e përhershëm të veshëve të saj, pasi siç e kemi thënë ajo po vuan nga një infeksion i veshit. Dua postoi disa foto në profilin e saj në Instagram, duke kërkuar falje e se ndihej shumë keq nga kjo që ndodhi: “Ndihem kaq e trishtuar që ju zhgënjeva. Ju lutem i mbani biletat tuaja, unë do kthehem sërish për ju. “