U kritikua për veshjen e shtrenjtë, Bensu Soral përgjigjet publikisht!

Showbiz

bensu soralllllll
Pak ditë më parë, Bensu Soral tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me kombinimin e saj. Një kombinim fare i thjeshtë dhe praktik në dukje, por tepër i shtrenjtë. Vlera e veshjes së saj, shkonte rreth 15 mijë dollarë. Kjo gjë, u komentua negativisht nga fansat. Sigurisht që askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë llogari për shpenzimet e saj, por duke qenë se Bensu dhe partneri i saj më herët janë shprehur se kanë një “buxhet të kufizuar” në përditshmërinë e tyre, fansat kritikuar hipokrizinë që qëndronte brenda kësaj deklarate.

benssuuu

Megjithatë, Bensu është kujdesur të vendosë pikat mbi “i”. Ajo ka thënë se është majft e kujdesshme për shpenzimet dhe se është e vërtetë që çifti i ri kanë vendosur një limit të shpenzimeve ditore, por kjo nuk do të thotë që aktorja të mos ketë asnjë gjë të shtrenjtë në garderobën e saj. Fatmirësisht, projektet kinematografike i sjellin mjaftueshëm të ardhura sa për të plotësuar disa “kaprico” të saj, kështu që fansat nuk kanë përse e konceptojnë kaq negativisht veshjen e diçkaje më të shtrenjtë.