Fotot intime në plazh të aktores Tuba Buyukustun dhe të dashurit të saj Umur Evirgen qarkulluan kudo në shtypin rozë. Kritikat ndaj aktores ishin aq të forta sa i shkaktuan asaj probleme me familjarët. Megjithatë, kjo situatë aspak e këndshme ka kaluar dhe aktorja ka vazhduar e qetë pushimet e saj. Tashmë, ajo është në Itali, larg paparacëve të cilët janë gjithmonë pas saj në Turqi.