Blerim Destani është një ndër meshkujt më të pashëm shqiptar. Por ai ka ndryshuar tërësisht look dhe fotoja e tij e fundit na surprizoi të gjithëve. Është vështirë për t’u besuar që është ai, dhe njësoj si ne ka menduar dhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri.
Ajo ka lënë një koment ku shkruan “Blerim a je ti”.Gjithsesi, kjo nuk është pamja e tij në jetën e përditshme, por thjesht një rol. Është një foto e shkëputur nga filmi aksion “Dossier K.” i publikuar në 2009. Ai luan rolin e Nazim Tahir, një personazhi që i është vrari babai dhe sipas Kanunit i duhet të hakmerret. Filmi do të shfaqet në televizion gjerman Kinowelt Sky në 10 tetor, dhe pikërisht ky lajmërim ishte dhe qëllimi i postimit të fotos së tij.